Pyetjet e shpeshta
1. Sa ju ka ndihmuar studimet në ESLG për punësim?
Shumë. Kolegji ESLG jo vetëm që transferon njohuri por mësimi në të është një kënaqësi për shkak të metodave moderne të mësimdhënies që krijojnë shkathtësi dhe kompetenca dhe nuk transferojnë vetëm dije në formë të koncepteve.
Shkathtësitë kryesore që më kanë ndihmuar më së shumti:
- Shkathtësia e zgjidhjes së problemeve për shkak të mësimit bazuar me raste të studimit;
- Shkathtësitë e gjetjes së informatave dhe analizimit kritik të një problem real për zgjidhjen e atij problemit nëpërmjet të shkathtësive të rafinuara hulumtuese;
- Shkathtësitë e qasjes së zgjidhjes së një problemi nga këndvështrimi interdisciplinar bazuar në aktivitetin interdisciplinar si metodë unike e mësimdhënies.
- Shkathtësitë e punës në ekip;
- Zgjidhja e problemeve nga me etikë dhe përgjegjshmëri të lartë sociale dhe mjedisore;
Të gjitha këto shkathtësi na kanë ndihmuar që të jemi shumë më përpara nga kandidatët tjerë si në testet pranuese për punësim, intervistë, apo edhe në periudhën sprovuese të punës.
Në fund gjithashtu edhe diploma sllovene na ka ndihmuar shumë për shkak se perceptimi i sektorit privat Kosovar për cilësinë sllovene të edukimit është shumë pozitiv.
2. A e kishit rekomanduar shokun tënd që të studioj në ESLG?
Po definitivisht. Unë kam studiuar edhe në Universitetin e Prishtinës (Andi Belegu) por në ESLG ngarkesa ka qenë shumë më e madhe në aspektin e faqeve të lexuara për 1 javë për dallim nga mësimi me skripta në Universitetin e Prishtinës, megjithatë kënaqësia në studimin në formë moderne me raste të studimit dhe me profesorë inspirues dhe jo veç informues e ka bërë tranzicionin tim shumë të suksesshëm si gjatë studimeve por edhe gjatë studimeve të mia master në Universitetin e Romës.
3. Sa emaila pranoni nga ESLG tash pasi keni diplomuar?
Ne pranojmë shumë emaila nga ESLG e cila na informon për të gjitha risitë, na informon për të arriturat shkencore të fundit në menaxhimin e patundshmërive por edhe për mundësi të ndryshme punësimi. ESLG është si një familje. Gjithashtu ne plotësojmë anketën e alumni ku zëri ynë merret seriozisht. Rishikimi i cilësisë bazuar në anketën e alumni është një tregues i mirë ku edhe rekomandimet tona që i japin shëndrrohen në një plan serioz të veprimit në përmirësimin e cilësisë dhe në një plan zhvillimor të programit veçanërisht në aspektin e shkathtësive që ne i shohim si kyçe për një tranzicion të sukessshëm në tregun e punës edhe ashtu të kufizuar në Kosovë.
4. A ju kanë thirr apo ju kanë shkruar ESLG për të pyetur a jeni punësuar apo çka?
Po na kanë pyetur dhe si rrjedhojë e kësaj Kolegji ESLG është ndër institucionet e rralla e cila e bën publike në faqen e internetit raportin për alumni të saj në aspektin e punësimit dhe studimeve të mëtejme si për nivelin bachelor gjithashtu edhe për atë master.
5. Çfarë dallime keni ju që keni studiuar në ESLG me studentet tjerë të Evropës?
Në aspektin e shkathtësive që i fitojmë asgjë. Në aspektin e mësimit me metoda moderne asgjë. Madje Kolegji ESLG me disa metoda unike të mësimdhënies dhe disa lëndë unike e bën institucionin në aspektin e cilësisë së mësimdhënies të paraprijë universitetet në Evropë dhe SHBA.
Aktiviteti interdisciplinar si metodë unike ku një dukuri analizohet nga disa këndvështrime interdisciplinare ku studentët i vlerëson një panel i ekspertëve dhe jo një profesor i vetëm e bën unik këtë Kolegj në aspektin e inovativitetit të mësimdhënies.Metoda e analizimit interdisiplinar të dukurive të ndryshme shoqërore është një risi dhe inovacion që përdoret në sistemin finlandez të shkollimit
Në aspektin e shkathtësive hulumtuese dhe temave të diplomës asgjë. Temat e diplomës së studentëve të Kolegjit ESLG regjistrohen në databazën sllovene të publikimeve COBISS dhe nëse merr dhe lexon dhe krahason punimet e diplomave të studentëve Kosovar me të atyre slloven nuk kanë kurrfarë dallimi pasi standardet që përdoren janë të njëjta.
6. Si keni kaluar gjatë studimeve me ESLG?
Ndjenjë e shkëlqyeshme. Ndjenja e të qenurit si një familje së bashku me profesorët, studentët tjerë dhe stafin administrativ e bën kohën e kaluar gjatë studimeve një përvojë të veçantë. Profesorët inspirues dhe transformues na ka bërë që të evoluojmë në profesionistë me përparësi konkurruese të rralla në tregun e punës dhe të jemi liderë të vërtetë të ndryshimeve në industrinë e ndërtimit, paluajtshmërive dhe kadastrit.