Procedura e ankesës pas notimit
Nëse studenti nuk e pranon notën kaluese, megjithatë ai/ajo nuk ka ndonjë kundërshtim sa i përket procedurës së vlerësimit, studenti mundet të paraqes kërkesë me shkrim tek profesori brenda 48 orëve për anulim të notës kaluese.
Studenti mundet të kërkojë anulimin e notës kaluese në kuadër të të njëjtës lëndë deri në tre herë.
Në anën tjetër, studenti ka të drejtë në procedurë të ankesës nëse ai/ajo konsideron se provimi nuk është kryer në pajtim me Rregulloren për Administrim të Provimeve dhe sipas rregulloreve përkatëse.
Kundërshtimi i bëhet Prodekanit ose Zëvendës Shefit të Departementit brenda 36 orëve pas dhënies së notës.
Prodekani vlerëson kundërshtimin e studentit dhe sjell vendim brenda 24 orëve pas pranimit të ankesës.
Nëse ankesa pranohet, studenti fiton të drejtën të notohet para Komisionit të Provimit të përbërë nga tre anëtarë brenda 3 ditëve pas pranimit të vendimit.
Studenti gjithashtu mundet të kërkojë të hyn në provim para Komisionit të përbërë nga tre anëtarë nëse ai/ajo ka dështuar në provim për më shumë se tre herë. Kjo rregullohet me Rregulloren për Administrim të Provimeve në ESLG.
Komisioni i provimit emërohet nga Dekani/Shefi i Departamentit. Vendimi i komisionit të provimit mundet të apelohet pranë Komisionit të Ankesave të Provimit.
Vendimi i Komisionit të Ankesave të Provimit është final.