Misioni Vizioni dhe Qëllimet Strategjike
Misioni
Misioni i Kolegjit ESLG është që të ofrojë arsimim të cilësisë superiore
në Kosovë me programe unike dhe metodologji unike të mësimdhënies të
cilat i kontribuojnë rritjes ekonomike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe
avansimit të mësimdhënies, mësimnxënies dhe kërkimit në mjedisin e
ndërtuar për të mirën e komunitetit.
Vizioni
Kolegji ESLG përpiqet që të sigurojë një mjedis arsimor dhe hulumtues i cili duhet të jetë i denjë për besimin e publikut dhe të karakterizohet me mësim të nivelit më të lartë dhe integritet kërkimor.
Qëllimet strategjike të Kolegjit ESLG janë paraqitur mëposhtë:
Qëllimi strategjik 1: Zhvillimi i programeve studimore unike të cilat kontribuojnë në rritjen e BPV-së, zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të mjedisit të ndërtuar për të mirën e shoqërisë, mjedisit dhe industrisë ndërtimore
Qëllimi strategjik 2: Zhvillimi i stafit me orar të plotë në mësimdhënie dhe hulumtim me theks të posaçëm në planifikim dhe menaxhim të mjedisit të ndërtuar
Qëllimi strategjik 3: Zhvillimi i kapacitetit hulumtues në Kolegjin ESLG
Qëllimi strategjik 4: Avansimi i sistemit të sigurimit të cilësisë
Qëllimi strategjik 5: Avansimi i bashkëpunimit ndërkombëtar
Qëllimi strategjik 6: AVansimi i bashkëpunimit me sektorin privat dhe komunitetin
Për të lexuar në detaje strategjinë e Kolegjit ESLG shihni dokumenti Strategjia e rishikuar e Kolegjit ESLG 2021-2026;
Planifikimi vjetor është i bashkërenduar me strategjinë 5 vjeçare. Planet vjetore janë të bashkërenduara me planin e zbatimit të strategjisë 5 vjeçare. Planet vjetore të bashkërenduara me planin e zbatimit 5 vjeçar mund të shihen mëposhtë:
- Plani vjetor 2021-2022 bashkërenduar me Planin e Zbatimit të Strategjisë 5 vjeçare;
Planifikimi buxhetor i Kolegjit ESLG është plotësisht i bashkërenduar me Strategjinë 5 vjeçare dhe Planin 5 vjeçar për zbatimin e strategjisë dhe planin vjetor.
Planifikimi afatgjatë pesë vjeçar është paraqitur mëposhtë:
- Planifikimi Buxhetor Pesë Vjeçar i bashkërenduar me Planin 5 vjeçar strategjik;
Kolegji ESLG ka miratuar Strategjinë për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie Online 2020-2023 gjatë pandemisë COVID-19.
Strategjia për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie Online mund të gjendet këtu.