Studentët me nevoja speciale dhe aftësi të kufizuar
Aplikantët me aftësi të kufizuar, me vështirësi në mësimnxënie, sëmundje të vazhdueshme, apo sëmundje afatshkurtër dhe lëndim apo studentet e gjinisë femërore në periudhën pas lindjes duhet të ndjekin të njëjtat procedura të pranimit sikur studentët të cilët nuk kanë aftësi të kufizuar dhe duhet të dorëzojnë të njëjtat dokumente për aplikim siç kërkohet nga Zyra për Pranim.
Vendimi fillestar për pranim është në pajtim me kriteret e pranimit pa konsideratë për aftësinë e kufizuar. Informatat e fituara gjatë procesit të pranimit përkitazi me aftësinë e kufizuar të aplikantit ruhen në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kosovës.
Është obligim i studentit që të identifikojë akomodimin e nevojave të tij/saj që ndërlidhen me aftësinë e kufizuar pranë administratës së Kolegjit ESLG.
Për të dëshmuar aftësinë e kufizuar studentët duhet të dorëzojnë vërtetimin e aftësisë së kufizuar të lëshuar nga mjeku i licencuar në Republikën e Kosovës.
Komisioni për Studime është përgjegjës për miratimin e kërkesës për trajtim fleksibil të situatave speciale (sëmundjes, aftësisë së kufizuar, vështirësive në mësimnxënie, pjesëmarrjes në aktivitete sportive, kulturore dhe gara nacionale dhe ndërkombëtare shkencore dhe në periudhën pas lindjes).
Kolegji ESLG posedon Strategjinë për Përfshirje të Studentëve me Nevoja të Veçanta e cila mund të shkarkohet këtu.