Konkurs për regjistrimin e studentëve të rinjë 2021-2022
Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1215, të datës 29/07/2021, Kolegji ESLG shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2021-2022 në programet e akredituara nga Agjencia Kosovare e Akreditimit:
1. Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës Bachelor (BA) – 80 vende të studimit;
2. Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës Master (MA) – 80 vende të studimit;
Te drejten e konkurrimit dhe te regjistrimit ne studimet themelore (Baçelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë perfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar te maturës.
Në rast se ka më shumë aplikantë se që është numri i vendeve të studimit atëherë të drejtën e pranimit në programin baçelor e kanë të gjithë studentët që plotësojnë kriteret si në vijim:
• Shkollimi i mesëm i përfunduar me notë mesatare së paku 3.5;
• Kryerja me sukses e provimit të maturës;
Në rast të numrit të kufizuar të regjistrimeve, Komisioni për çështje të pranimit të studentëve i jep peshën si në vijim kritereve të mëposhtme:
• Nota mesatare - 70 %;
• Rezultatet e testit të maturës - 30 %;
Të drejtën e konkurrimit dhe regjistrimit në programin master e kanë të gjithë kandidatët që kanë kryer me sukses studimet baçelor.
Në rast se ka më shumë aplikantë se që është numri i vendeve të studimit atëherë të drejtën e pranimit në programin master e kanë të gjithë studentët që plotësojnë kriteret si në vijim:
• Nota mesatare gjatë studimeve baçelor e barabartë ose më e lartë se 7.5;
• Nëse kandidati posedon përvojë të punës prej më shumë se 3 vjet në fushën e kompetencave të programit, atëherë kriteri i notës mesatare do të revokohet.
Studentët mund të aplikojne online permes faqes së internetit: http://www.eukos.org/?page=1,108 ose në mënyre fizike në ambientet e Kolegjit ESLG.
Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkangjesin aplikacionit dokumentet si në vijim:
1. çertifikatën e maturës shtetërore - origjinal ose kopje e notarizuar;
2. Diplomën e shkollës së mesme - origjinal ose kopje e notarizuar;
3. Dëftesat e shkollës së mesme - origjinal ose kopje e notarizuar;
4. Ekstraktin e lindjes dhe
5. Dy fotografi të pasaportës;
Studentët të cilët aplikojnë në programin master, i bashkangjesin aplikacionit dokumentet si në vijim:
1. Diplomën e studimeve themelore - origjinal ose kopje e notarizuar;
2. çertifikatën e notave - origjinal ose kopje e notarizuar;
3. CV-në profesionale
4. Ekstraktin e lindjes dhe
5. Dy fotografi të pasaportës;
Vendimin për shpalljen e konkursit mund t'a shihni këtu.