Profili i studentëve
Ju jeni të fascinuar me legjislacionin ndërkombëtar dhe evropian dhe dëshironi të jeni pjesë e botës juridike. Ju jeni të orientuar ndërkombëtarisht dhe dëshironi të ofroni shërbime juridike në nivel ndërkombëtar nëpër organizata dhe kompani me kontakte evropiane apo dëshironi të jeni pjesëmarrës në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me atë evropian. Ju keni shkathtësi të mira ndërpersonale, punoni saktë dhe jeni student i pavarur dhe i disciplinuar. Për më shumë ju mendoni me sy kritik: ju nuk pranoni çdo gjë pa e shqyrtuar atë, pra keni mendimin tuaj.
A e njihni vetën tuaj në këtë profil? Atëherë programi i ESLG-së në juridik me fokus në BE është zgjidhja e juaj e duhur.