Informatat për programin

Programi bachelor në juridik ju aftëson që të bëheni juristë me dijeni të rendit juridik evropian dhe ndërkombëtar. Programi në fjalë ju ofron njohuri në të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare, në sistemet juridike të ndryshme evropiane dhe ju ofron një bazë të shkëlqyeshme për të punuar si jurist apo avokat kudo në Evropë.

Programi përqëndrohet në fitimin e shkathtësive të ndryshme juridike siç janë interpretimi i dokumenteve juridike dhe ligjeve, librave dhe literaturës juridike. Në pajtim me modelin mdësimdhënës të punës praktike ju punoni në një sërë rastesh të studimit dhe aftësoheni të jepni edhe prezentime gojore në argumentimin e rasteve.

Programi bachelor në juridik është program katër vjeçar i studimit. Programi ka 240 kredi. Të diplomuarit janë në gjendje të japin provimin e jurispudencës në Kosovë.

 

Vërejtje:  Programi nuk është i akredituar për momentin, andaj programi nuk regjistron studentë të rinjë. Validimi ka skaduar më 30.09.2021. Informatat në faqen e internetit janë për studentët ekzistues.

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...