Pyetjet e shpeshta
1. A bëhet vlerësimi i mësimdhënies? Nga kush bëhet ky vlerësim dhe si publikohen rezultatet?
Vlerësimi i lëndës dhe profesorit është obligativ dhe bëhet nga të gjithë studentët në sistemin elektronik të notave para se student të shiqoj notën në mënyrë që të eliminohet çdo subjektiv në vlerësimin e lëndës dhe profesorit. Vlerësimi i kryer për lëndën dhe profesorin së bashku me të gjitha vlerësimet tjera publikohet online në faqen e internetit dhe jo vetëm profesorët por edhe studentët dhe palët tjera të interesit munden ti shiqojnë ato. Të dhënat e vlerësimit të profesorëve dhe lëndës analizohen nga Zyra e Cilësisë dhe janë pjesë e rishikimeve vjetore të cilësisë kundrejt treguesve të performansës dhe riishikimeve tjera disa vjeçare të cilësisë së programeve.
Përpos vlerësimit të lëndës dhe profesorit studentët e bëjnë edhe vlerësimin e tërë programit, i cili është gjithashtu obligativ dhe ju del studentëve para se të kyçen në sistemin elektronik të notave.
Vlerësimi i tërë programit nga studentët është subjekt i rishikimit të cilësisë për tërë prpogramin nga këndvështrimi i studentëve aktual, alumni dhe industrisë e cila pasohet nga një plan i përmirësimit të cilësisë dhe plani zhvillimor bazuar në rekomandimet dala nga plani i përmirësimit të cilësisë.
Përpos vlerësimit të programit nga ana e studentëve, programi vlerësohet edhe nga vetë stafi, alumni dhe industria.
Stafi akademik gjithashtu bën vetëvlerësimin e arritjes së rezultateve të mësimnxënies e cila vijohet mëtutje nga një raport pëër arritjen e rezultateve të mësimnxënies nga vlerësimi vetëkritik i profesorëve, plan i përmirësimit të cilësisë dhe një plan zhvillimor i bazuar në rekomandimet e dala.
2. Cilat janë kriteret e publikimit të rezultateve dhe si veprohet me profesorët të cilët janë vlerësuar dobët?
Standardi i vlerësimit është 4.0 në notat nga 1.0 deri 5.0. çdo vlerësim nën notën 4.0 është objekt i vlerësimit kualitativ dhe intervistave kualitative të cilat mbahen në formë të seancave dëgjimore me studentë që mbahen me një mostër më të gjerë përfaqësuese (jo vetëm studentët që përballen me probleme por edhe me studentë të mirë me qëllim të transferimit të praktikave të mira), ku të gjitha studentët tregojnë se përse kanë dhënë një vlerësim më të dobët për lëndën dhe profesorin.
Profesorët e konkluduar me vlerësim të dobët edhe pas seancave dëgjimore këshillohen që të bëjnë ndryshimet e caktuara të kërkuara nga studentët dhe atyre ju inkurajohet që të kryejnë trajnime në shkathtësi pedagogjike.
Kjo e vlerësimit është pjesë edhe e vlerësimit të performansës dhe avansimit akademik të stafit akademik në tituj më të lartë akademik ku pikët e marra në shkathtësitë pedagogjike kanë një peshë të caktuar.
3. A ekzistojnë dhe cilat janë platformat apo formularët për nevojat e stafit dhe studentëve?
Po vlerësimi i programit nga ana e stafit bëhet në sistemin elektronik të notave menjëherë pas kyçjes në sistem të notave ku stafi bën një vlerësim për tërë programin.
4. Roli i studentëve në evaluim/proceset vendimmarrëse/sigurim të cilësisë?
Studentët marrin pjesë në aprovimin e rishikimeve të cilësisë të implementimit të programit si dhe marrin pjesë në procedurën për aprovimin/azhurimin e kurrikulave të planprogrameve të reja dhe ekzistuese.
5. Si organizohet Zyra për Sigurimin e Cilësisë?
Zyra e Sigurimit të Cilësisë organizohet nga Menaxheri për Zigurimin e Cilësisë dhe një zyrtar i cili përgatit rishikimet e cilësisë dhe ja dorëzon Komisionit për Cilësi në të cilin janë të përfaqësuar edhe studentët.
6. Si bëhet sigurimi i cilësisë? Si organizohen vlerësimet e studentëve (pyetësorët)?
Vlerësimt e studentëve bëhen online nëpërmjet të sistemit elektronik të notave para se të shiqohet nota për lëndën dhe profesorin dhe menjëherë pas kyçjes në sistem në fund të vitit akademik për tërë programin.
7. A ekzistojnë persona të veçantë që merren me kontrollin e cilësisë në ESLG dhe kush vendos për ligjëruesit dhe asistentët?
Zyra e Cilësisë dhe Komisioni për Cilësi janë organet që merren me kontrollin e cilësisë në ESLG, i cili bëhet nëpërmjet të rishikimeve të brendshme të cilësisë nga të gjitha këndvështrimet (studentëve, stafit, alumni dhe industrisë) të pasuara nga plane të përmirësimit të cilësisë dhe planet zhvillimore në të cilat detajohet se kush është përgjegjës për implementimin e cilit hap të veçantë.
8. Cila është mënyra sipas së cilës stafi pranon feedback rreth kontributit?
Vlerësimet e studentëve për stafin akademik vendosen të gjitha online dhe janë transparente. Kolegji ESLG ka një transparencë të plotë ku të gjitha palët e interesit munden të shohin vlerësimet anonime të studentëve pëër stafin. Me rritjen e transparencës edhe studentët e fitojnë përshtypjen se në ESLG ka kulturë të menaxhimit të cilësisë dhe se zëri i tyre merret seriozisht.
Vlerësimet e studentëve gjithashtu merren parasysh gjatë procedurës së avansimit në tituj më të lartë akademik sipas Rregullores së Habilitimit në kuadër të shkathtësive pedagogjike.
Gjithashtu merren parasysh edhe në kuadër të vlerësimit të performansës së stafit nga eprorët (shefi i departamentit, dekani, rektori etj). Kriteret për vlerësimin e performansës së një stafi akademik janë:
• Aktiviteti pedagogjik;
• Aktiviteti hulumtues;
• Aktiviteti profesional;
• Shkathtësitë komunikuese;
• Qasja ndaj punës;
• Sasia e punës;
Në kuadër të aktivitetit pedagogjik merren parasysh këto elemente parasysh:
• Shpërndarja e notës në lëndët që ligjëron;
• Kënaqësia e studentit me lëndën dhe profesorin;
• Arritja e rezultateve të mësimnxënies;
• Përdorimi i metodave inovative mësimdhënëse;