Komisioni i Cilësisë
Komisioni për Ciësi i Kolegjit është përgjegjës për rishikimin dhe zhvillimin e proceseve të sigurimit të cilësisë në të gjithë Kolegjin, implementimi i të cilave monitorohet nga Zyra e Sigurimit të Cilësisë së Kolegjit.
Objektivi kryesor i Komisionit të Cilësisë është që të sigurojë që me përpikshmëri të implementohen politikat, proceset dhe procedurat e përcaktuara në Manualin e Cilësisë së Kolegjit ESLG. Komisioni i Cilësisë përbëhet nga pesë anëtarë - dy anëtarë propozohen nga Këshilli i Fakultetit, dy anëtarëtë tjerë propozohen nga Rektori dhe një anëtar përfaqëson Këshillin Studentor. Zyrtari për Sigurim të Cilësisë nga Zyra e Sigurimit të Cilësisë (i cili raporton drejtpërdrejt në Bordin Menaxhues) është përgjegjës për mbështetjen administrative të Komisionit të Cilësisë. Anëtarët që propozohen nga Këshilli i Fakultetit mund të vijnë nga radhët e stafit akademik, stafit hulumtues, personelit administrativ dhe praktikantëve të industrisë.
Komisioni i Cilësisë është përgjegjës për të monitoruar performancën akademike të programit. Për më tepër, komisioni është përgjegjës për të aplikuar masa për përmirësimin e cilësisë në nivelin e programit dhe atë institucional. Komisioni i Cilësisë implementon një numër aktivitetesh të rishikimit dhe monitorimit, që synojnë të sigurojnë transparencë në vlerësimin e performancës dhe të propozojnë ndryshime në politikën e sigurimit të cilësisë, strukturës, rishikimit të kurrikulave, mësimdhënies, vlerësimit, shërbimet e mbështetjes së studentëve, infrastrukturës dhe pajisjeve, si dhe të informacionit publik. Komisioni i Cilësisë i mbështetur nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë përgatitë Raportin Vjetor të Cilësisë, si dhe paraqet fakte dhe shifra duke përdorur indikatorët (treguesit) e Vlerësimit të Performancës.
Komisioni i Cilësisë përbëhet nga anëtarët si në vijim:
- Viola Brahushi, Përfaqësuese e studentëve;
- Taulant Blakaj, Përfaqësues i studentëve;