Menaxhimi i cilësisë i programit Baçelor në Patundshmëri
Proceset e menaxhimit të cilësisë së programit baçelor përfshijnë këto procese të rishikimit të cilësisë:
• Vlerësimin e lëndëve nga studentët i cili është obligativ në sistemin elektronik të notave i cili duhet medoemos të plotësohet para se student të sheh notën;
• Rishikimin vjetor të programit kundrejt treguesve të performansës;
• Rishikimi i cilësisë së programit;
• Raporti vjetor mbi arritjen e rezultateve të mësimnxënies bazuar në vetëvlerësimin e arritjes së rezultateve të mësimnxënies e kryer nga secili profesor;
• Rishikimi i cilësisë në nivel të departamentit;
• Vlerësimi i programit nga studentët i cili është obligativ në sistemin elektronik të notave në fund të vitit menjëherë pas kyçjes në sistem;
• Vlerësimi i programit nga stafi akademik i cili është obligativ në sistemin elektronik të notave në fund të vitit menjëherë pas kyçjes në sistem;
• Vlerësimi i programit nga alumni;
• Vlerësimi i programit nga industria;
• Vetëvlerësimi i kryer çdo tre deri pesë vjet kundrejt Standardeve të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës;
Si rrjedhojë e këtyre rishikimeve, planet e përmirësimit të cilësisë përpilohen si në vijim:
• Plani i përmirësimit të cilësisë për arritjen e rezultateve të mësimnxënies së programit;
• Plani i përmirësimit të cilësisë bazuar në rishikimin tre vjeçar të programit;
• Plani i përmirësimit të cilësisë bazuar në vlerësimin e studentëve-alumni-industrisë;
• Plani i përmirësimit të cilësisë bazuar në vlerësimin e stafit akademik;
• Plani i përmirësimit të cilësisë së departamentit;
• Plani i përmirësimit të cilësisë bazuar në raportin e vetëvlerësimit të kryer çdo tre deri pesë vjet;
Përfundimisht, bazuar në planet e përmirësimit të cilësisë, Shefi i Departamentit miraton planin zhvillimor për secilin rishikim veç e veç, gjetjet e së cilave përdoren për zhvillimin e planeve strategjike të programit.
Raportet e jashtme të vetëvlerësimit janë paraqitur mëposhtë: