Misioni dhe Qëllimet strategjike të programit baçelor në Patundshmëri
MISIONI
Misioni i programit baçelor është të ofrojë arsimim të cilësisë së lartë duke zhvilluar njohuri të zbatueshme dhe aftësi unike që u shërbejnë të diplomuarve dhe punëdhënësve në tregun e punës në industrinë e ndërtimit, duke kontribuar në frymën e ndërmarrësisë dhe rritjen e qëndrueshme të industrisë.
QËLLIMET STRATEGJIKE
Qëllimi kryesor strategjik i programit është të zhvillojë aftësi dhe njohuri unike për një menaxhim efektiv dhe profesional të çështjeve ligjore, investimeve dhe transaksioneve të pasurive të patundshme duke u bërë shtytësit e ndryshimeve të industrisë së ndërtimeve.
Qëllimet tjera strategjike të programit baçelor janë paraqitur mëposhtë:
• Qëllimi strategjik 1: Mjedis shembullor për mësim
o Strategjia 1.1 Ofrimi i shërbimeve të cilësisë së lartë akademike në bashkëpunim me Nova Univerza, Universitetin Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji dhe UBT
• Qëllimi strategjik 2: Universitet i njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e menaxhimit të patundshmërive
o Strategjia 2.1 Përkrahja e rigorozitetit kurrikular në bashkëpunim me UBT, NTNU, Nova Univerza, sektorin privat dhe shoqërinë civile;
o Strategjia 2.2 Mundësitë e praktikës dhe përvojave
• Qëllimi strategjik 3: Program i standardeve të larta akademike
o Strategjia 3.1 Ekselenca akademike