Misioni dhe Qëllimet Strategjike të programit master në Patundshmëri
MISIONI
Misioni i programit është që të zhvillojë liderët e së ardhmes në industrinë e ndërtimit dhe pasurive të paluajsthme në Kosovë, duke futur në to edhe vlerat e ndërtimit të qëndrueshëm, efiçiencës së energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Objektiva kryesore strategjike e programit është që të avancojë njohuritë gjithëpërfshirëse të pasurive të paluajtshme për urbanizim të qëndrueshëm në Kosovë përmes mësimeve inovative të bazuara në hulumtime.
Qëllimet strategjike të dizajnuara si pjesë e strategjisë së programit master janë paraqitur mëposhtë:
• Qëllimi strategjik 1: Mjedis shembullor për mësim
o Strategjia 1.1 Ofrimi i shërbimeve të cilësisë së lartë akademike në bashkëpunim me Nova Univerza, Universitetin Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji dhe UBT
• Qëllimi strategjik 2: Universitet i njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e menaxhimit të patundshmërive
o Strategjia 2.1 Përkrahja e rigorozitetit kurrikular në bashkëpunim me UBT, NTNU, Nova Univerza, sektorin privat dhe shoqërinë civile;
o Strategjia 2.2 Mundësitë e praktikës dhe përvojave
• Qëllimi strategjik 3: Program i standardeve të larta akademike
o Strategjia 3.1 Ekselenca akademike