Seminar mbi pavarësinë e Kosovës 2 dhjetor 2009
Fakulteti Evropian i Drejtësisë nga Nova Gorica i cili është institucioni amë i ESLG-së organizoi seminarin me titull Pavarësia e Kosovës nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare dhe njohjet e mëtutjeshme. Folësit në këtë seminar ishin Prof.Dr.Dimitrij Rupel, Prof.Dr.Peter Jambrek, Prof.Dr.Miha Pogacnik, Prof.Dr.Esat Stavileci, dhe Prof.Dr. Arsim Bajrami. Folësit përfunduan se procesi i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm dhe procesi i ligjshmërisë së Kosovës para GJND-së nuk do të ndikojë në funksionet vitale të shtetit të Kosovës.