Sukseset e Kolegjit ESLG si pjesë e UBT-së në fushën e hulumtimit nuk kanë të ndalur!
Hulumtimi i radhës i profesorit të Kolegjit ESLG Dr. Visar Hoxha me titull “Measuring embodied CO2 emission in construction materials in Kosovo apartments” publikohet në revistën prestigjioze me impakt faktor të lartë International Journal of Building Pathology and Adaptation pjesë e Emerald Publishing. Hulumtimet e profesorit Hoxha tejkalojnë edhe të arriturat hulumtuese të profesorëve norvegjez për nga numri i publikimeve për 1 vit. Profesori Hoxha është bartës i programit më unik të studimeve master Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (MA).