NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT ME FIRMËN ALFA-I
Më 18.10.2016 Kolegji ESLG nënshkruajti marrëveshje të bashkëpunimit me kompaninë Alfa-I.
Kompania Alfa-I është kompani lidere në menaxhimin e projekteve ndërtimore dhe infrastrukturore në Kosovë.
Marrëveshja përfshin kryerjen e praktikës obligative të studentëve pranë kompanisë Alfa-I dhe ofrimin e ndihmës nga ana e kompanisë Alfa-I në dizajnimin e planprogrameve mësimore të Kolegjit ESLG në pajtim me kërkesat e tregut në sektorin e ndërtimeve dhe infrastrukturës.