DHËNIA E TITULLIT DOKTOR NDERI PËR PROFESORESHËN E KOLEGJIT ESLG
Më 2 maj 2017, Profesoresha e Kolegjit ESLG Dhurata Hoxha pranon titullin Doktor Nderi nga Graceland University në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky është titullli më i lartë që ky universitet i njohur amerikan i jep një personaliteti nga Kosova për kontribut të jashtëzakonshëm në shoqëri.
Në ceremoninë e pranimit të titullit Doktor Nderi profesoresha Dhurata Hoxha pranë mijëra studentëve të gjeneratës së 120 të cilët diplomonin dhe prindërve të tyre tha se motoja e saj të cilën përpiqet t’a përcjellë edhe tek studentët e Kolegjit ESLG është “Mos e zgjedh temën tënde por bëhu storia e vetvetës”.