VIZITA E ZËVENDËS DREJTORIT TË NORTHERN OHIO UNIVERSITY
Më 2 korrik 2017 Kolegjin ESLG e vizitoi profesori i nderuar i Ohio Northern University Dr. Brian Anderson i cili është gjithashtu Zëvendës Drejtor i programit master në sundimin e ligjit pranë këtij universiteti të mirënjohur amerikan.
Gjatë takimit me dekanin e Kolegjit ESLG Dr. Visar Hoxha, profesor Anderson shpalosi mundësinë për bursa të plota për studime master për studentët e Kolegjit ESLG.
Profesor Anderson potencoi se studentët e Kolegjit ESLG posedojnë përparësi të dukshme konkurruese për fitimin e këtyre bursave për shkak të njohurive të larta të gjuhës angleze. Linku për më shumë informata për programin e bursave mund të gjendet në http://www.onu.edu/ruleoflaw/kosovo_llm_program