PRANIMI I DIPLOMËS SLLOVENE NGA STUDENTJA ELJESA ARIFI
Më 18 gusht 2017 studentja e Kolegjit ESLG Eljesa Arifi pranoi diplomën sllovene te lëshuar nga European Faculty of Law nga New University pas studimeve në programin e validuar të European Faculty of Law të New University nga Sllovenia i cili implementohet pranë Kolegjit ESLG me vendim 413/16 të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Republikës së Kosovës.
Studentja Eljesa Arifi ka studiuar në Kosovë pranë Kolegjit ESLG në programin e validuar Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (BA) dhe në fund ka marrë diplomën sllovene nga New University të njohur në tërë Bashkimin Evropian.
Me këto diploma të validuara edhe në Kosovë studentët e Kolegjit ESLG fitojnë përparësi konkurruese si në tregun vendor gjithashtu edhe atë ndërkombëtar.