Programi i shkëmbimit me Missisipi College of Law
Rruga më e shpejtë për tu bërë avokat në SHBA nga Kosova ofrohet vetëm nëpërmjet të Kolegjit ESLG!
Programi i shkëmbimit akademik ndërmjet të Mississippi College School of Law (MC Law) dhe European Faculty of Law (Evro-PF) e me këtë edhe me Kolegjin ESLG është një mundësi e shkëlqyeshme për studentët e Kolegjit ESLG të regjistruar në programin e validuar Juridik që të jetojnë dhe studiojnë jashtë vendit në një nga fakultetet më të mira juridike në Mississippi, SHBA.
Ky program ndërkombëtar arsimor i hapur edhe për studentët e Juridikut të Kolegjit ESLG mundëson studentët e Kolegjit ESLG që janë në vitin e tretë të vazhdojnë studimet në Missisipi College për një semestër falas dhe mëpastaj të fitojnë gradën Bachelor i Juridikut apo të vazhdojnë edhe një vit në Missisipi me një tarifë të reduktuar të shkollimit prej 10,000 $ dhe të marrin titullin Master i Juridikut dhe me këtë të fitojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurispudencës në SHBA.