Ligjërata e Prof. Dr. Steve Anders në Kolegjin ESLG
Më 7 korrik 2016 profesori i nderuar i ekonomisë nga Graceland University nga shteti mik Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Prof. Dr. Steve Anders ligjëroi pranë studentëve të Kolegjit ESLG në temën Benefiti margjinal në sektorin e paluajtshmërive. Kjo ligjëratë u mundësua nëpërmjet të Marrëveshjes së Bashkëpunimit për shkëmbim të stafit dhe studentëve të cilën Kolegji ESLG e implementon me Graceland University që nga viti 2013.