INFORMATAT PËR PROGRAMIN
Ky program është unik në Kosovë dhe rajon. Asnjë universitet ose kolegj në Kosovë dhe rajon nuk ofron një program të tillë.
Programi master përqëndrohet në të drejtën ekonomike ndërkombëtare dhe evropiane dhe përfshin lëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane komerciale, të drejtën e tregut të brendshëm të BE-së, të drejtën e konkurrencës së BE-së dhe marrëdhëniet e jashtme të BE-së.
Programi master në Juridik me koncentrim të drejtën ekonomike evropiane është një program një vjeçar i studimeve me 60 kredi ECTS e cila i përmbahet modelit 4 + 1 + 3, i cili model është i aplikueshëm në kuadër të arsimimit ligjor në Kosovë.
Lëndët dhe planprogramet e tyre marrin parasysh nevojat e Kosovës për specialistë ligjor në fushën e të drejtës ekonomike evropiane përderisa Kosova është duke përparuar në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Si sektori publik gjithashtu edhe ai privat do të kenë nevojë për specialistë të tillë ligjor. Programi master gjithashtu do të arsimojë dhe trajnojë profesionistët ligjor në harmonizimin e ligjeve ekonomike të Kosovës me acquis communitaire.
Programi ka 60 ECTS kredi dhe zgjat një vjet për studentët e rregullt dhe një vjet e gjysmë për studentët jo të rregullt.
Vërejtje: Programi nuk është i akredituar, andaj programi nuk mundet të regjistrojë studentë të rinjë. Akreditimi ka skaduar më 30.09.20218. Informatat në faqen e internetit janë për studentët ekzistues.