Lajmet

Akreditimi – 7 korrik 2010

Agjencia e Akreditimit e Kosovës ka vendosur të akreditojë programin bachelor në Juridik me fokus në BE dhe programin bachelor në menaxhimin e patundshmërive dhe infrastrukturës. Agjencia e Akreditimit e Kosovës lavdëroi programet unike si për Kosovën ashtu edhe për rajonin. More më shumë

Ora informative – 7 qershor 2010

Rektori i ESLG-së Prof.Dr.Dimitrij Rupel (ish Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë dhe ish kryesues i Presidencës së BE-së) mbajti një orë informative me studentët potencial, ku ai theksoi rëndësinë e transferit të njohurive nga Sllovenia në Kosovë në përpjekjet e shtetit të ri për t’ju bashkuar familjes euroatlantike. Rektori Rupel ceku se ofrimi i këtyre programeve të cilat janë të akredituara në Slloveni është mënyra më e mirë për ta bërë këtëmë shumë

Emërimi i Rektorit

Bordi i ESLG-së ka vendosur të emërojë Prof.Dr.Dimitrij Rupel Rektor të ESLG-së. Prof.Rupel e pranoi këtë emërim dhe deklaroi se do të bëjë çdo gjë që është në fuqitë e tij për të ndërkombëtarizuar ESLG-në dhe programet e saj. Prof.Rupel ka shërbyer si ministër i punëve të jashtme i Sllovenisë dhe ka qenë Kryesues i Presidencës së BE-së për gjashtë muaj. më shumë

– Seminar mbi pavarësinë e Kosovës – 2 dhjetor 2009

Fakulteti Evropian i Drejtësisë nga Nova Gorica i cili është institucioni amë i ESLG-së organizoi seminarin me titull “Pavarësia e Kosovës nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare dhe njohjet e mëtutjeshme”. Folësit në këtë seminar ishin Prof.Dr.Dimitrij Rupel, Prof.Dr.Peter Jambrek, Prof.Dr.Miha Pogacnik, Prof.Dr.Esat Stavileci, dhe Prof.Dr. Arsim Bajrami. Folësit përfunduan se procesi i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm dhe procesi i ligjshmërisë së Kosovës para GJND-së nuk do të ndikojë në funksionet vitale të shtetit të Kosovës. më shumë

previous

81-4 Nga 84

next

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...