Responsive image

Programet me diplomë sllovene Juridik (LLB) dhe Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (BA) janë aprovuar për implementim në Kosovë në gjuhën shqipe nga Agjencioni Slloven i Akreditimit (NAKVIS) dhe nga Agjencioni Kosovar i Akreditimit (AKA) më 31 maj 2016.

Në të dyja programet studimi kryhet në gjuhën shqipe në Kosovë pranë Kolegjit ESLG me profesorë kosovar të aprovuar nga Agjencia Sllovene e Akreditimit (NAKVIS) dhe Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA). Gjithashtu studentët munden që të bëjnë transfer dhe që një pjesë të studimeve ta kryejnë në institucionin amë në Slloveni New University në Ljubljanë.

Diploma në fund për të dyja programet bachelor lëshohet nga New University nga Ljubljana dhe është e njëjtë sikur e studentëve slloven që studiojnë direkt në Slloveni pranë të njëjtave programe. Pasi Sllovenia është shtet anëtar i Bashkimit Evropian diploma e fituar është valide në tërë 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe studentët kosovar me një diplomë të tillë munden të punësohen kudo në shtetet e Bashkimit Evropian dhe kualifikimi i fituar me këtë diplomë do të ju njihet si shkollim superior kudo në Evropë.

Gjithashtu diploma sllovene e fituar në Kosovë njihet edhe në Kosovë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Gjithashtu, i tërë sistemi mësimor në kuadër të këtyre programeve kryhet në bazë të standardeve sllovene dhe evropiane, kjo diplomë është duke u vlerësuar shumë lartë nga punëdhënësit në Kosovë dhe tregu i punës në Kosovë.

Në bazë të përcjelljes së suksesit të ish studentëve të Kolegjit ESLG rreth 85 % e studentëve që kanë fituar një diplomë të tillë kanë arritur të punësohen në Kosovë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Rreth 30 % e tyre kanë hapur firmat vetanake dhe rreth 30 % e tyre kanë vazhduar studimet master jashtë vendit ku një pjesë e tyre kanë arritur edhe të punësohen në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian me këtë diplomë e cila ju është njohur nga punëdhënësit e vendeve të BE-së.

Pas përfundimit të programit bachelor në Juridik mundeni të punoni si jurist si në Kosovë gjithashtu edhe në Slloveni dhe vendet e Bashkimit Evropian

Pas përfundimit të programit bachelor në menaxhimin e patundshmërive ju aftëson juve që të fitoni pozita udhëheqëse në sektorin e ndërtimeve por edhe mund të fitoni licencë të pavarur si vlerësues i paluajtshmërive si në Kosovë por ashtu edhe në Evropë. Sipas Ligjit të Notarisë së Kosovës por edhe ligjet përkatëse të vendeve të BE-së çdo shitblerje e paluajtshmërive që vërtetohet nga noteri duhet të ketë edhe raportin e vlerësimit nga vlerësuesi i licencuar gjë që e rrit në masë të madhe edhe suksesin e këtij profesioni pasi vlerësimi i paluajtshmërive obligohet me ligj, andaj ky profesion bëhet shumë profitabil njëjtë sikur ai i noterit.

Për më shumë informata për strukturën e programit Juridik (LLB) kliko në http://eukos.org/juridikllb/

Për më shumë informata për strukturën e programit Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës kliko në http://eukos.org/patundshmeri/

Pagesa e shkollimit për një vit akademik për programin Juridik (LLB) është 1,200 euro.

Pagesa e shkollimit për një vit akademik për programin Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (BA) është 1,600 euro.