Responsive image

Programi Bachelor Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës

Pas përfundimit të programit studenti merr diplomën nga Sllovenia të lëshuar nga European Faculty of Law (www.evro-pf.si) e cila është e njohur ndërkombëtarisht dhe është e njëjtë sikur ajo që studentet slloven e marrin dhe punësohen kudo në Bashkimin Evropian.

Programi bachelor në menaxhimin e patundshmërive ju aftësojnë juve që të fitoni pozita udhëheqëse në sektorin e ndërtimeve. Ky program ju ofron juve një njohuri të hollësishme të arkitekturës, planifikimit urban dhe dizajnit të ndërtesave por edhe lëndëve si vlerësimi i patundshmërive dhe regjistrimi i patundshmërive në kadastër.

Ky program gjithashtu ju ofron një këndvshtrim në lidhje me menaxhimin e partneriteteve publiko private dhe hartimin e kontratave për sektorin ndërtimor. Programi gjithashtu përqëndrohet edhe në lëndët e infrastrukturës si infrastruktura komunale, infrastruktura e energjisë, infrastruktura e transportit dhe infrastruktura e telekomunikimit.


Viti i I-rë

Lënda ECTS
Bazat e menaxhmentit 6
Hyrje në planifikim hapësinor 6
E drejta pronësore 8
Regjistrimi i paluajtshmërive 5
Vlerësimi i paluajtshmërive 5
Ekonomia menaxheriale 6
Matematika financiare 5
Bazat e arkitekturës 6
Hyrje në të drejtën administrative dhe të procedurës administrative 7
Infrastruktura komunale 6

Viti i II-të

Lënda ECTS
Marketingu i paluajtshmërive 5
Dizajni i ndërtesave 5
Bazat e menaxhimit të burimeve njerëzore 6
Infrastruktura e transportit 5
Hyrje në të drejtën e biznesit 6
Hyrje në të drejtën e detyrimeve 8
Infrastruktura e energjisë 6
Hyrje në procedurën civile 7
Menaxhimi i projekteve infrastrukturore 6
Infrastruktura e telekomunikimit 6

Viti i III-të

Lënda ECTS
Procesi i investimeve dhe ndërtimi i objekteve 4
Ekonomia e afarizmit 4
Menaxhimi i objekteve 4
Lëndë zgjedhore 1 6
Lëndë zgjedhore 2 6
Lëndë zgjedhore 3 6
Praktika obligative 10
Tema e diplomës 20

Lëndët zgjedhore

Partneriteti publiko privat 6
Procedurat e posaçme administrative 6
Bazat e të drejtës tatimore 6
E drejta e prokurimit publik dhe koncesioneve 6
Menaxhimi i projekteve 6
Ligji i planikimit hapësinor 6
Ndërmjetësimi dhe arbitrazhi – Zgjidhja alternative e kontesteve 6

Pagesa e shkollimit është 1,600 euro për vit akademik