Responsive image

Programi Juridik (LLB)

Programi Juridik (LLB) është program bachelor i European Faculty of Law i New University nga Sllovenia (www.evro-pf.si) i cili implementohet në Kolegjin ESLG në Prishtinë për studentët kosovar dhe të huaj. Ky program është aprovuar nga Agjencioni i Akreditimit i Sllovenisë (NAKVIS) për tu implementuar në Kosovë nëpërmjet të Kolegjit ESLG. Gjithashtu më 31 maj 2016, Agjencioni i Akreditimit i Kosovës ka aprovuar implementimin e programit LLB të European Faculty of Law për t’u implementuar në Kosovë në Kolegjin ESLG. Kjo nënkupton se studimet kryhen në Kosovë në Kolegjin ESLG ndërsa në fund të studimeve diploma lëshohet nga New University nga Sllovenia e cila është diplomë e njohur në tërë Bashkimin Evropian. E njëjta diplomë mundet të nostrifikohet në Kosovë në Ministrinë e Arsimit të Kosovës.

E njëjta diplomë fitohet në Slloveni nga studentët slloven me të cilën ata kanë mundësi të punojnë kudo në tërë Bashkimin Evropian. Programi zgjat 3 vjet dhe pas përfundimit të programit studenti e fiton titullin jurist i diplomuar. Pas përfundimit studentët munden të vazhdojnë studimet në programin master Juridik i Përgjithshëm apo Juridik Master – E drejta civile dhe komerciale pranë New University nga Sllovenia duke studiuar gjithashtu në Kosovë pranë Kolegjit ESLG pa pasur nevojë për të udhëtuar apo jetuar në Slloveni.


Struktura e programit dhe profesorët janë paraqitur mëposhtë:

Viti i I-rë

Emri i lëndës Numri i kredive ECTS Profesori
Jurispudenca 8 Prof. Dr. Marko Novak
E drejta romake 8 M.Sc. Faton Qirezi
Terminologjia e huaj juridike 5 Dr. Labinot Greiçevci
Historia juridike 5 Dr. Gjylbehare Murati
Marrëdhëniet ndërkombëtare 4 Dr. Labinot Greiçevci
E drejta kushtetuese 8 Dr. Gjylbehare Murati
E drejta krahasimore kushtetuese 6 M.Sc. Faton Qirezi
E drejta penale 8 M.Sc. Florent Latifaj
E drejta e procedurës penale 8 M.Sc. Florent Latifaj

Viti i II-të

Emri i lëndës Numri i kredive ECTS Profesori
E drejta e procedurës civile 8 Doc. Dr. Aljosa Dezman
E drejta detyrimeve 8 M.Sc. Shkëlzen Sylaj
Hyrje në të drejtën civile 6 Doc. Dr. Marko Brus
E drejta e sigurimit social 4 Dr. Labinot Greiçevci
E drejta e punës 4 M.Sc. Faton Qirezi
E drejta financiare 8 Dr. Arzu Tuncer
E drejta komerciale 8 Dr. Arzu Tuncer
E drejta trashëgimore 4 M.Sc. Alban Sylaj
E drejta familjare 4 M.Sc. Alban Sylaj
E drejta pronësore 6 M.Sc. Njomëza Zejnullahu

Viti i III-të

Emri i lëndës Numri i kredive ECTS Profesori
E drejta ndërkombëtare 8 Dr. Byron Matarangas
E drejta e Bashkimit Evropian 8 Prof. Asoc. Dr. Matej Avbelj
Procedura administrative 6 Dr. Sirri Duger
E drejta administrative e 4 Dr. Sirri Duger
Administrata publike 4 Dr. Labinot Greicevci
E drejta ndërkombëtare private 4 M.Sc. Njomëza Zejnullahu
Lëndë zgjedhore 1 6
Lëndë zgjedhore 2 6
Lëndë zgjedhore 3 6
Tema e diplomës 8 Prof. Dr. Robert Muharremi

Lëndët zgjedhore

Emri i lëndës Profesori
E drejta ndërkombëtare detare Dr. Ana Polak Petric
Ligji i organizatave ndërkombëtare Dr. Labinot Greicevci
Zgjidhja paqësore e konflikteve Dr. Sirri Duger
E drejta e pronës intelektuale Dr. Christian Seidel
Hyrje në të drejtën amerikane Prof. Dr. Marko Novak
Kriminalistika M.Sc. Florent Latifaj
E drejta policore M.Sc. Florent Latifaj
E drejta diplomatike dhe konzullore Dr. Byron Matarangas
E drejta tatimore Prof. dr. Krešimir Puharič
Shkathtësitë juridike Prof. Dr. Marko Novak

Pagesa e shkollimit e rregullt është 2,500 euro për vit akademik. Megjithatë 50 % subvencionohet nga institucioni amë nga Sllovenia andaj për të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kriteret për pranim, pagesa e shkollimit për një vit akademik është 1,200 euro.