Komisioni i Cilësisë
Komisioni për Ciësi i Kolegjit është përgjegjës për rishikimin dhe
zhvillimin e proceseve të sigurimit të cilësisë në të gjithë Kolegjin,
implementimi i të cilave monitorohet nga Zyra e Sigurimit të Cilësisë së
Kolegjit.
Objektivi kryesor i Komisionit të Cilësisë është që të sigurojë që me
përpikshmëri të implementohen politikat, proceset dhe procedurat e
përcaktuara në Manualin e Cilësisë së Kolegjit ESLG. Komisioni i
Cilësisë përbëhet nga pesë anëtarë - dy anëtarë propozohen nga Këshilli i
Fakultetit, dy anëtarëtë tjerë propozohen nga Rektori dhe një anëtar
përfaqëson Këshillin Studentor. Zyrtari për Sigurim të Cilësisë nga Zyra
e Sigurimit të Cilësisë (i cili raporton drejtpërdrejt në Bordin
Menaxhues) është përgjegjës për mbështetjen administrative të Komisionit
të Cilësisë. Anëtarët që propozohen nga Këshilli i Fakultetit mund të
vijnë nga radhët e stafit akademik, stafit hulumtues, personelit
administrativ dhe praktikantëve të industrisë.
Komisioni i Cilësisë është përgjegjës për të monitoruar performancën
akademike të programit. Për më tepër, komisioni është përgjegjës për të
aplikuar masa për përmirësimin e cilësisë në nivelin e programit dhe atë
institucional. Komisioni i Cilësisë implementon një numër aktivitetesh
të rishikimit dhe monitorimit, që synojnë të sigurojnë transparencë në
vlerësimin e performancës dhe të propozojnë ndryshime në politikën e
sigurimit të cilësisë, strukturës, rishikimit të kurrikulave,
mësimdhënies, vlerësimit, shërbimet e mbështetjes së studentëve,
infrastrukturës dhe pajisjeve, si dhe të informacionit publik. Komisioni
i Cilësisë i mbështetur nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë përgatitë
Raportin Vjetor të Cilësisë, si dhe paraqet fakte dhe shifra duke
përdorur indikatorët (treguesit) e Vlerësimit të Performancës.
Komisioni i Cilësisë përbëhet nga anëtarët si në vijim:
- Viola Brahushi, Përfaqësuese e studentëve;
- Taulant Blakaj, Përfaqësues i studentëve;
- Gent Sejdiu, Përfaqësues i industrisë;
- Andi Belegu, Përfaqësues i Alumni;
Vendimet dhe procesverbalet e Komisionit të Cilësisë bëhen publike:
- Procesverbali i mbledhjes së Komisionit për Cilësi 21.12.2020;
- Procesverbali i mbledhjes së Komisionit për Cilësi 2020;
- Procesverbali i mbledhjes së Komisionit për Cilësi 2018;
- Procesverbali i mbledhjes së Komisionit për Cilësi 2017;
- Procesverbali i mbledhjes së Komisionit për Cilësi 2016;
- Procesverbali i mbledhjes së Komisionit për Cilësi në Mësimdhënie 2016;