Responsive image

Programi Master Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës

Program master 2 vjeçar i dedikuar për menaxherë të sektorit të ndërtimeve..

Diploma e dyfishtë kosovare dhe sllovene

Diploma Sllovene lëshohet nga institucioni prestigjioz slloven New University

Qëllimet e programit janë që studentët të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në projektimin dhe dizajnimin e ndërtesave efiçiente të energjisë, dizajnin e qëndrueshëm urban, materialet e qëndrueshme ndërtimore, ndërtesat e energjisë dhe renovimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ndërtesave. Përpos këtyre lëndëve studentët do të zhvillojnë edhe shkathtësitë e tyre në lëndët profesionale si vlerësimi i paluajtshmërive, vlerësimi masiv i paluajtshmërive, regjistrimi i paluajtshmërive, GIS në paluajtshmëri dhe lëndë tjera profesionale si infrastrukura komunale, infrastruktura e energjisë. Gjithashtu studentët mësojnë edhe lëndët tjera si ndërmarrësia e paluajtshmërive, negociimi i marrëveshjeve në paluajtshmëri, ekzekutimi i projekteve inovative në sektorin publik dhe privat.

Planprogramet e ketyre lendeve jane hartuar ne bashkepunim me nje prej universiteteve me te njohura boterore ne fushën e energjisë Norëegian University for Science and Technology (NTNU) ne kuadër të projektit "Ndërtesat e Qëndrueshme Efiçiente të Energjisë" të cilën Kolegji ESLG e ka implementuar me NTNU prej vitit 2013 deri shtator 2016.

Programi ka 15 lëndë që gjithsejt bëjnë 90 ECTS kredi dhe tema e diplomës master. Kandidatët për pranim janë bachelor të arkitekturës, bachelor tëndërtimtarisë, bachelor të gjeodezisë, bachelor të juridikut dhe bachelor të ekonomisë dhe fushës së menaxhmentit.


Struktura e programit

Semestri 1

Emri i lëndës Numri i kredive ECTS
E drejta e pronës dhe infrastrukturës 6
Shkrimi akademik dhe metodat kërkimore 6
Arkitektura e qëndrueshme 6
Dizajni i qëndrueshëm urban 6
Lëndë zgjedhore 1 6

Semestri 2

Emri i lëndës Numri i kredive ECTS
Materialet e qëndrueshme ndërtimore 6
Ndërtesat e energjisë 6
Teknikat kuantitative të investimeve 6
Ndërmarrësia në paluajtshmëri 6
Lëndë zgjedhore 2 6

Semestri 3

Emri i lëndës Numri i kredive ECTS
Regjistrimi i paluajtshmërive 6
Vlerësimi i paluajtshmërive 6
Lëndë zgjedhore 1 6
Lëndë zgjedhore 2 6
Lëndë zgjedhore 3 6

Semestri 4

Emri i lëndës Numri i kredive ECTS
Tema e diplomës 30

Lëndët zgjedhore

Emri i lëndës
Menaxhimi i qëndrueshëm i ndërtesave
Ekzekutimi i projekteve inovative në sektorin publik dhe privat
Partneriteti në paluajtshmëri: Negociimi i marrëveshjeve në fazën e zhvillimit
Zhvillimi i paluajtshmërive
GIS në paluajtshmëri
Infrastruktura komunale
Infrastruktura energjetike
Teknologjitë solare në ndërtesa
Teoria e probabilitetit në paluajtshmëri
Vlerësimi masiv i paluajtshmërive
Politikat e paluajtshmërive në Bashkimin Evropian
E drejta e pronës intelektuale
Analiza financiare e investimeve në patundshmëri

Numri i studenteve për një klasë është i vogël dhe sillet prej 20 deri 25 ku fokus kryesor është studenti. Vlerësimi është i vazhdueshëm dhe ka shumë hulumtim në kuadër të lëndëve. Në kuadër të lëndëve do të ftohen edhe ekspertë të fushës së arkitekturës dhe ndërtimtarisë nga sektori i ndërtimeve.

Gjithashtu do të ftohen edhe profesorë norvegjez nga Universiteti Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji (www.ntnu.no)

Pagesa për programin me diplomë kosovare është 1,200 euro për vit akademik dhe 2,000 euro për programin me diplomë të dyfishtë