Program master 2 vjeçar i dedikuar për menaxherë të sektorit të ndërtimeve..
Qëllimet e programit janë që studentët të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në projektimin dhe dizajnimin e ndërtesave efiçiente të energjisë, dizajnin e qëndrueshëm urban, materialet e qëndrueshme ndërtimore, ndërtesat e energjisë dhe renovimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ndërtesave. Përpos këtyre lëndëve studentët do të zhvillojnë edhe shkathtësitë e tyre në lëndët profesionale si vlerësimi i paluajtshmërive, vlerësimi masiv i paluajtshmërive, regjistrimi i paluajtshmërive, GIS në paluajtshmëri dhe lëndë tjera profesionale si infrastrukura komunale, infrastruktura e energjisë. Gjithashtu studentët mësojnë edhe lëndët tjera si ndërmarrësia e paluajtshmërive, negociimi i marrëveshjeve në paluajtshmëri, ekzekutimi i projekteve inovative në sektorin publik dhe privat.
Planprogramet e ketyre lendeve jane hartuar ne bashkepunim me nje prej universiteteve me te njohura boterore ne fushën e energjisë Norëegian University for Science and Technology (NTNU) ne kuadër të projektit "Ndërtesat e Qëndrueshme Efiçiente të Energjisë" të cilën Kolegji ESLG e ka implementuar me NTNU prej vitit 2013 deri shtator 2016.
Programi ka 15 lëndë që gjithsejt bëjnë 90 ECTS kredi dhe tema e diplomës master. Kandidatët për pranim janë bachelor të arkitekturës, bachelor tëndërtimtarisë, bachelor të gjeodezisë, bachelor të juridikut dhe bachelor të ekonomisë dhe fushës së menaxhmentit.
| Emri i lëndës | Numri i kredive ECTS |
| E drejta e pronës dhe infrastrukturës | 6 |
| Shkrimi akademik dhe metodat kërkimore | 6 |
| Arkitektura e qëndrueshme | 6 |
| Dizajni i qëndrueshëm urban | 6 |
| Lëndë zgjedhore 1 | 6 |
| Emri i lëndës | Numri i kredive ECTS |
| Materialet e qëndrueshme ndërtimore | 6 |
| Ndërtesat e energjisë | 6 |
| Teknikat kuantitative të investimeve | 6 |
| Ndërmarrësia në paluajtshmëri | 6 |
| Lëndë zgjedhore 2 | 6 |
| Emri i lëndës | Numri i kredive ECTS |
| Regjistrimi i paluajtshmërive | 6 |
| Vlerësimi i paluajtshmërive | 6 |
| Lëndë zgjedhore 1 | 6 |
| Lëndë zgjedhore 2 | 6 |
| Lëndë zgjedhore 3 | 6 |
| Emri i lëndës | Numri i kredive ECTS |
| Tema e diplomës | 30 |
| Emri i lëndës |
| Menaxhimi i qëndrueshëm i ndërtesave |
| Ekzekutimi i projekteve inovative në sektorin publik dhe privat |
| Partneriteti në paluajtshmëri: Negociimi i marrëveshjeve në fazën e zhvillimit |
| Zhvillimi i paluajtshmërive |
| GIS në paluajtshmëri |
| Infrastruktura komunale |
| Infrastruktura energjetike |
| Teknologjitë solare në ndërtesa |
| Teoria e probabilitetit në paluajtshmëri |
| Vlerësimi masiv i paluajtshmërive |
| Politikat e paluajtshmërive në Bashkimin Evropian |
| E drejta e pronës intelektuale |
| Analiza financiare e investimeve në patundshmëri |
Numri i studenteve për një klasë është i vogël dhe sillet prej 20 deri 25 ku fokus kryesor është studenti. Vlerësimi është i vazhdueshëm dhe ka shumë hulumtim në kuadër të lëndëve. Në kuadër të lëndëve do të ftohen edhe ekspertë të fushës së arkitekturës dhe ndërtimtarisë nga sektori i ndërtimeve.
Gjithashtu do të ftohen edhe profesorë norvegjez nga Universiteti Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji (www.ntnu.no)