Hapet thirrja për pranim të abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare “CIRRE 2020”

Hapet thirrja për pranim të abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare “CIRRE 2020”

Kanë filluar përgatitjet për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare “CIRRE 2020”, me ç’rast është hapur edhe thirrja për pranimin e abstrakteve për të gjithë hulumtuesit shkencorë, të cilët duan të bëhen pjesë e kësaj konference.

Pjesë e kësaj konference mund të jenë ligjëruesit e Kolegjit ESLG dhe Kolegjit UBT, dhe ligjëruesit e institucioneve që i janë bashkuar UBT-së, ata të Kolegjit “Dukagjini” dhe Kolegjit “Arbëri”.

Për të shkëmbyer informacione me studiues të tjerë pjesëmarrës, të interesuarit, çoftë studentë apo ligjërues, duhet të kenë të paktën 1 vit akademik si kusht për të marrë pjesë në këtë konferencë.

Konferenca Ndërkombëtare “CIRRE”, do të mbahet më 17-18 shtator 2020, organizohet së bashku me universitete me renome ndërkombëtare, teksa mbahet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Enshede të Holandës. Konferenca do të shtrijë aktivitetin e vet në mbi 10 fusha studimi.

Për më shumë detaje, klikoni në: www.cirre.eu dhe http://www.cirre.eu/program/.

Kolegji ESLG është i përfaqësuar në Komitetin Shkencor të Konferencës. Ju lutem shihni http://www.cirre.eu/committee

Prapa

Fjalimi i rektorit

Të nderuar studentë, të nderuar kolegë!

Është kënaqësi e imja që t’ju prezentojë idenë e krijimit të një institucioni të ri akademik në Prishtinë, Kolegji ESLG. më shumë...

Welcome to

Komentimi profesional i studimit COVID-19 dhe paluajtshmërive

Kolegji ESLG shërbeu si komentues profesional i studimitmë shumë...

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU

Hulumtimi i përbashkët ndërmjet Kolegjit ESLG dhe NTNU publikohet...më shumë...

Sukseset e Kolegjit ESLG në hulumtim vazhdojnë

Punimi më i ri i profesorit të Kolegjit ESLG pjesë e UBT-së Dr. Visar Hoxha me...më shumë...